Akademia e të Rinjve/ Bëhet anëtare e Akademisë Globale të të Rinjve

08/04/2024 20:10

E themeluar me një vendim të Kryesisë në vitin 2017, Akademia e të Rinjve të Shqipërisë u bë një faktor shumë i rëndësishëm hapjeje ndaj studiuesve të rinj dhe ndërlidhjeje mes brezash.

Akademia e të Rinjve, me punën e saj, u bë anëtare e Akademisë Globale të të Rinjve. Tashmë kjo akademi po ringrihet. Duke u pasuruar me nëntë anëtarë fitues, si dhe rikonfirmoi tre nga anëtarët e mëparshëm nën moshën 40 vjeç.

Me përbërjen e re Akademia e të Rinjve ka quorum-in e nevojshëm për të funksionuar sipas ligjit e statutit.

Në këtë ceremoni të veçantë Akademia e Shkencave zhvilloi ceremoninë e dorëzimit të diplomave dhe mbledhjen e konstituimit të Akademisë së të Rinjve.

Top Channel