Festoi 90-vjetorin pak ditë më parë, rrëfehet sonte në “Exlusive” në “Top Channel” ikona Margarita Xhepa

07/04/2024 20:10

Margarita Xhepa, ikona e skenës, teatrit dhe kinemasë “Nderi i Kombit”, festoi këtë javë 90-vjetorin e lindjes. Kujtimet e jetës së saj të pasur ajo i ndan në një rrëfim si rrallë herë në programin Exclusive në Top Channel.

Cilat ishin rolet më të vështira? Bashkëpunimi me regjisorët dhe kolegët. Të pathënat e  sheshxhirimeve. Si dhe jeta e saj personale mes artit dhe familjes.

Personazhet e saj të shumta kanë rrëmbyer zemrat e shumë shqiptarëve kudo ndodhen. Yllit të saj i shtohet çdo ditë e më shumë shkëlqimi në këtë maratonë jete prej artisteje të çmuar.

Që nga roli i parë me regjisorin Pandi Stillu , fuqia që ka arti dhe pasioni i saj i pandarë për teatrin dhe filmin, të gjitha këto në një interviste si të paktat e saj.

Top Channel