Margarita Xhepa, ikona e skenës, teatrit dhe kinemasë “Nderi i Kombit”, festoi këtë javë 90-vjetorin e lindjes. Kujtimet e jetës së saj të pasur ajo i ndan në një rrëfim si rrallë herë në programin Exclusive në Top Channel.
Cilat ishin rolet më të vështira? Bashkëpunimi me regjisorët dhe kolegët. Të pathënat e sheshxhirimeve. Si dhe jeta e saj personale mes artit dhe familjes.
Personazhet e saj të shumta kanë rrëmbyer zemrat e shumë shqiptarëve kudo ndodhen. Yllit të saj i shtohet çdo ditë e më shumë shkëlqimi në këtë maratonë jete prej artisteje të çmuar.
Që nga roli i parë me regjisorin Pandi Stillu , fuqia që ka arti dhe pasioni i saj i pandarë për teatrin dhe filmin, të gjitha këto në një interviste si të paktat e saj.
Top Channel