Këto katër ditë nuk kanë qenë të lehta për Meritonin, Ilnisën dhe Eglën, të cilët si të skualifikuar, duhej të qëndronin të izoluar në Dhomën e Bardhë.
Mes shumë debateve, por edhe batutave, ata përjetuan momente që do t’i mbajnë gjatë në memorie.
Egla, e cila është në këtë dhomë që të shtunën e kaluar, u shpreh se mezi pret të dalë. Ndërsa Ilnisa tha se ka njohur më shumë veten, por edhe Meritonin, me të cilin është në romancë. Sipas saj, Dhoma e Bardhë tregoi kush janë në të vërtetë.
Meritoni: Gabimet që bëjmë edhe pa dashje, s’duhet t’i bëjmë se bie në grackë sikurse ramë ne dhe jemi në këtë dhomë. Kuptova rëndësinë e njeriut të dashur. Unë desha një qasje pozitive ndaj Eglës. Kuptova sa të shenjta janë sekondat në liri
Ilnisa: Falë Zotit isha me Meritonit, kuptova se jemi të ngjashëm gjithnjë e më shumë. Kishim mundësi për të kaluar më mirë për të shkuar te Egla, por Egla refuzoi për të na pranuar. Këtu sensi i përmbajtjes nuk ka limit, jam e befasuar. Veten e kuptoj vazhdimisht. Kjo dhomë pati edhe shumë të mira në këtë marrëdhënie. E rëndësishme është që kjo dhomë tregoi kush jemi në të vërtetë.
Egla: Nuk jam shumë në humor për të bërë epitete, nuk jam shumë e mirë, mezi pres të dal jashtë ose në shtëpi. Mezi pres që gjëja të mbarojë, të vendosë publiku
Top Channel