Suedia mbyll 20 shkolla pas kërcënimeve për dhunë, Policia hap hetim për alarm sigurie në Borlänge
Besimtarë muslimanë ishin mbledhur dje në numra të mëdhenj në xhaminë Zituna në kryeqytetin tunizian për të celebruar Lailat al-Qadr, ose “Natën e fatit,” siç quajnë ata, të premten e fundit të muajit të Ramazanit kur besohet se profetit musliman Muhamed i është dhënë libri i shenjtë Kuranit.
Lailat Al-Qadr ose Nata e Kadrit, festohet nga muslimanët në të gjithë botën me disa ndryshime në traditat e secilit vend.
E premtja është mes 10 ditëve të fundit të Ramazanit dhe shpeshherë bie në natën e 27-të të muajit të shenjtë.
Shpeshherë në Tunizi ajo festohet me martesa, teksa në këtë natë i fejuari i jep dhuratën të fejuarës së tij dhe çifti del për të blerë zbukurime për dasmën.
Përveç lutjeve familjet gjithashtu përfitojnë nga mundësia për të veshur bukur fëmijët e tyre me kostume tradicionale dhe zakonisht lënë monedha në to në formë dhurate.
Më të gjitha vendet muslimane 10 ditët e fundit të Ramazanit ka më shumë besimtarë në xhami ku atmosfera është më shumë shpirtërore.
Lutjet në këtë natë vazhdojnë më gjatë kur dhe nderohen studiuesit e Kuranit dhe liderët japin fjalime shpirtërore për masat./AFP/
Top Channel