“Dy italianë në Lindjen e Largët”! Ekspozitë në Shkodër me historinë e dy fotografëve që sollën Japoninë në Europë

06/04/2024 12:37

Fotot e dy fotografeve italianë, të cilët shkruan një pjesë të rëndësishme të historisë botërore të artit dhe fotografisë, u prezantuan edhe në Shkodër.

Në bashkëpunimin e parë mes Fototekës Kombëtare “Marubi” dhe arkivit “Alinari”, u çel ekspozita “Dy italianë në Lindjen e Larget”. Ishin ndër të parët që fotografuan Lindjen e Largët, Japoninë në veçanti, duke kontribuar kështu në përhapjen e fenomenit kulturor të Japonizmit në Evropë.

 “Një institucion si Marubi, për një qytet si Shkodra, është një institucion shumë i rëndësishëm sepse prezanton një nivel shume të larte në pikëpamjen e kulturës, është një atraksion për turizmin , por mbi të gjitha prezanton elemente të identitetit kulturor të një qyteti si Shkodra. Prandaj ne jemi të lumtur që bashkëpunojmë me Marubin. Ekspozita është e veçantë sepse artistet ishin ndër të parët që fotografuan Lindjen e Largët, Japoninë në veçanti, duke kontribuar kështu në përhapjen e fenomenit kulturor të Japonizmit në Evropë”, tha Luçian Bedeni, drejtor i fototekës kombëtare “Marubi”.

Bashkëpunimet me emrat me të mëdhenj të institucioneve kulturore në bote dhe promovimi e ngritja lart e artit shqiptar, e bëjnë Marubin, institucionin qe duhet marrë shembull për punën që bën, tha ministri Blendi Gonxhe.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në muajin Korrik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA