27/12 20:01
Takimin e tij të parë me artdashësin shkodran, qytetin e shumë piktorëve të famshëm,”Mjeshtri i Madh” i pikturës, Helidon Haliti, e vlerësoi më ndryshe, duke çelur një nga ekspozitat më të mëdha të karrierës së tij.
Ai prezantoi ekspozitën “Udhëtarët e Kotësisë” me 4 cikle njëherësh.
Haliti, i cilësuar si piktor i ngjyrave të gjalla, me fuqinë për të mbërthyer menjëhershëm sytë e artdashësve, tregon se për disa vepra, frymëzimin e ka marrë te Marubi dhe Ismail Lulani.
“Mjeshtri i Madh” thotë se në Shqipëri ka nisur një epokë e mirë për vlerësimin e artit pamor, i cili ishte në krizë, por i duhen dhënë qyteteve më shumë galeri arti.
Top Channel