Ylli i kinematografisë Brad Pitt fitoi së fundmi raundin e fundit në mosmarrëveshjen e tij pronësore me ish-bashkëshorten Angelina Jolie, për vreshtin e tyre francez prej 500 milionë dollarësh.
60-vjeçari është shfaqur në gjykatat e Kalifornisë dhe Luksemburgut për Château Miraval, duke pretenduar se ai duhet të kishte shumicën e aksioneve në vreshtin e famshëm pasi Jolie i shiti aksionet e saj Yuri Shefler, pronarit të gjigantit rus të vodkës Stoli.
Ndërkaq, së fundmi Angelina Jolie pretendon se Brad Pitt ishte i dhunshëm, duke e abuzuar fizikisht në vitin 2016, gjë që çoi në kërkesën e saj për divorc. Në dosjen e re, avokatët e Jolie bëjnë këtë pretendim: “Ndërsa historia e Jolie e abuzimit fizik nga Pitt filloi shumë përpara udhëtimit me avion të familjes në shtator 2016 nga Franca në Los Anxhelos, ai fluturim shënoi herën e parë që ai dhunoi fëmijët, duke detyruar Jolie të nisë procedurat e divorcit.”
Sipas palës së Jolie, procesi gjyqësor nuk do të kishte ndodhur nëse Pitt do të kishte blerë aksionet e Jolie kur ajo bëri ofertën. Por avokatët e Jolie pretendojnë se Pitt refuzoi marrëveshjen, pasi aktori kishte frikë se dokumentet e vulosura të përfshira në betejën e tyre të veçantë, shumëvjeçare të kujdestarisë mund të bëheshin publike.
Pitt nuk u akuzua kurrë pas një hetimi mbi akuzat për abuzim në fluturimin e 14 shtatorit 2016. Pitt dhe Jolie, të cilët u divorcuan në vitin 2019, kanë gjashtë fëmijë së bashku. Para se të martoheshin, çifti bleu pronën së bashku, ku Pitt zotëronte 60% dhe Jolie 40%.
Ata u martuan në kantinë në vitin 2014 dhe Pitt i dha Jolie 10% shtesë si pjesë e martesës së tyre, duke e bërë pronën 50-50 kur u ndanë në 2016. Jolie më pas shiti aksionet e saj, por Pitt argumenton se marrëveshja e saj ishte e pavlefshme dhe se ai duhet të mbajë 60% të pronësisë së tij.
Top Channel