
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, nga Kuvendi ka folur për Amnistinë Penale, e cila ka marrë aprovimin tashmë për votë pro edhe nga opozita dhe që u votua sot.
Gjatë fjalës së tij Manja u shpreh:
Ky numër i lartë personash aktualisht në institucionet e paraburgimit por dhe në burg, kemi një strukturë akomoduese të shpërndarë në territor, 10 plotësojnë standardet e BE, ndërsa 10 i kemi nga komunizmi, që do duhet t’i mbyllim deri në 2030. Kjo amnisti veç parimeve të humanizmit, akt mëshire i Kuvendit, ka si qëllim edhe uljen e mbipopullimit në sistem.
Nga kjo amnisti përfitojnë 1100 të dënuar me burg, 700 prej tyre do lirohen menjëherë sapo ligji të hyjë në fuqi ndërsa 400 përfitojnë ulje dënimi dhe 2700 në shërbim prove do jenë përfitues nga amnistia.
Nuk do përfitojnë ata që janë të dënuar me burg përjetë, ata që i shmangen dhe i janë shmangur drejtësisë, as ulje dhe as nga amnistia, nuk do përfitojnë ata të dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Nga varianti fillestar përfitojnë të dënuarit burra që u ka mbetur pa vuajtur më pak se 4 vjet ose që janë dënuar deri në 4 vjet, përfitojnë gratë me vendim të prerë deri në 5 ose që u kanë ngelur 5 vite nga dënimi i dhënë, të miturit, gratë që janë mbi ose baras me 50 vjeç, dhe burrat mbi 60 vjeç ose baras 60 vjeç, dhe ata që në kohën e kryerjes së dënimit kanë qenë baras ose deri në 18 vjeç.
Top Channel