
25/02 20:40
Piktori i mirënjohur dhe personaliteti i artit shqiptar Ali Oseku u nda nga jeta në moshën 80 vjeçare.
Homazhet për t’i dhënë lamtumirën e fundit u mbajtën në hollin e Universitetit të Arteve mes familjarësh, miqve dhe dashamirësve të veprës së tij.
Ali Oseku lindi në Tiranë në vitin 1944, në një familje me origjinë nga Gjakova.
Liceun artistik e mbaroi në vitin 1963, ndërsa Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1969. Në vitin 1973, në valën e ndëshkimeve shtetërore në fushën e artit dhe kulturës, artisti dënohet me burg deri në vitin 1979. Pas viteve ’90 ai do të ishte një nga zërat më aktivë të skenës artistike vendase.
Top Channel