“Kush je ti, prezantohu”/ Përballja e Olsi Ramës dhe Bardhit, debate mes Zhejit dhe Lelës: Berisha e sheh si SKAP apo SPAK tani?

03/04/2024 22:46

Mbrëmjen e sotme në studion e Top Story nga Grida Duma në Top Channel, panelistët diskutuan lidhur me përballje në SPAK të vëllait të kryeministrit, Olsi Rama, dhe kreut të grupit parlamentar të të PD, Gazment Bardhi.

Analisti Artur Zheji u shpreh se denoncimi i Bardhit kundër Olsi Ramës, është një tentativë e tij për protagonizëm, pasi dosja është hetuar një herë.

Ndërkohë, Alfred Lela, drejtori i zyrës së medias i Sali Berishës, i është kthyer Zhejit duke i thënë se po mundohet që të nxjerr në pah gjëra ta parëndësishme, për të shuar gjurmët e të rëndësishmeve.

Pas kësaj kanë vijuar replikat me Zhejin, si dhe me të ftuarin tjetër, Leart Kola.

Pjesë nga debati:  

Lela: Edhe unë dhe Zheji, por edhe të tjerë në studio, e dinë që një nga mënyrat për të varrosur ngjarjet, është të flasësh për të por duke sjellë në qendër gjërat më të parëndësishme. E rëndësishmja është që ka një dosje, ne këtë duhet të merremi.

Zheji: Unë kam parë disa seanca, kjo gjë është gjykuar, dhe jo një dosje fantastike që do ta nxjerrë. Por është një dosje që ai thotë vetë që është gjykuar. Ai kërkon një rigjykim në bazë të elementeve të rinj që do të detyrojnë SPAK të hetojë sërish, ti s’mi the këto elementë.

Leart Kola: Partia e Berishës ka një qasje ndaj SPAK, që të hënën është SKAPI, të martën bëhet SPAK. Do duhet të sqarohet nëse besojnë ose jo. Vetë subjekti denoncues na ka mësuar se kishte të njëjtën qasje ndaj Berishës, ishte ‘babai i Zenit’.

Lela: Zotëria në cilin rol vjen?

Duma: Në rolin që vini të gjithë

Lela: Po pra, po zyrtar? Se di që keni qenë drejtor diku?

Kola: Nuk jam më

Lela: Se unë jam te PD e Berishës

Kola: Nuk je tamam te PD, je te partia e Berishës

Mu deklaro, më trego targën, ke një targë apo jo intelektual i pavaruar?

Kola: Jam intelektual

Lela: Ok

Kola: Tani, SPAK është apo jo institucion? Nëse nuk është, është muhabet, nëse është, atëherë të presin çështjen.

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA