Aksident në aksin “Këlcyrë-Përmet”! Makina bie në lumin Vjosa, humbin jetën 7 emigrantë nga vendet e treta dhe shoferi shqiptar

02/04/2024 09:06

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet” në afërsi të fshatit Kuqar.

Dyshohet se një automjet i tipit Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Vjosa. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, nga ku kanë humbur jetën tetë persona.

7 pasagjerët dyshohet se ishin emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, ndërsa shoferi nga Shkodra.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Top Channel