Foto Ilustruese

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të marte në Velipojë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Malikolak. Paraprakisht mësohet se i plagosur ka mbetur 27-vjeçari Emiljano Paloka , i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

“Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve Velipojë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi E. P., 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës”-njofton policia.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.

 

Top Channel