“Amerikan” komedia e zezë! Premiera jepet nesër në mbrëmje, në Teatrin Kombëtar Eksperimental

02/04/2024 19:58

Shfaqja “Amerikan”, do të vijë premierë absolute në Teatrin Kombëtar Eksperimental në duke filluar prej 3 prillit.

Regjisorja Ina Morinaj ftoi të pranishmit të bashkohen në një përvojë të jashtëzakonshme, duke theksuar se në këtë shfaqje, çdo person mund të ndjehej i lidhur me ngjarjet, pasi realiteti është përfaqësuar me autenticitet.

Aktorët treguan se si shfaqja shpalos humbjen e vlerave të jetës, një temë që reflekton realitetin aktual ku çdo ditë ballafaqohemi me dilema etike dhe morale. Nga mungesa e ndjeshmërisë ndaj çështjeve të rëndësishme deri te aktet e dhunës.

“Amerikan” është një komedi e zezë e pasur me surpriza dhe kthesa të papritura, e cila reflekton situatat komplekse dhe marrëdhënien e tre personazheve kryesorë të luajtura nga Ledion Zoi, Linda Jarani dhe Lulzim Zeqja. Fabula ndjek rrugën e Suzanës, e cila bëhet objekt i konflikteve midis dy miqve, Mic dhe Majk. Si në realitetin tonë të përditshëm, tensionet dhe problemet ndërpersonale bëjnë që çdo marrëdhënie të ketë sfida të vështira për t’u përballuar.

Top Channel