“Për imazhin jam shqetësuar më pak sesa…” Grida Duma zbulon pse hoqi dorë nga politika dhe tregon nëse do të rikthehet

02/04/2024 20:37

Grida Duma, e ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, rrëfeu ndër të tjera për situatën politike në vend, televizionin në jetën e saj, “Big Brother Vip 3″.

Pse hoqët dorë ajo nga politika?!

“Asgjë s’më ka lodhur. Politikën e dua shumë. Ashtu ishte momenti. Duhej një dalje për të treguar që për mua ky është çasti i duhur jo për të demotivuar ata që merren me politikë… Për imazhin jam shqetësuar më pak sesa për ecjen… S’kishte të bënte me mua personalisht, por kohezioni i njerëzve. Politika nuk bëhet pa punë në grup, nëse grupi s’është në kohezion, është copëtuar, pa strategji politike. Ky grup duhet ‘shkundur’ sepse disa gjëra duhen bërë ndryshe.

Ai që bën politikën duhet të jetë një kafshë politike. Politika është thelbi i interesit, por nëse e ke interesin e bashkuar me liderin e vendit je lider i madh, nëse e ke me planin politik s’je lider. Shqipëria ka 30 vite që mbijeton në njëfarë mënyre.

A do kthehej Grida Duma në politikë?

Nuk e di, nuk e mendoj fare.

Si e komentoi ajo situatën politike në vend?

Lulzim Basha është një reduktim i reduktimit të reduktimit të vetes vetë. Ai thotë që beteja sapo ka nisur. Ka ecur si breshkë në raport me mundësitë që ka pasur. Ka pasur edhe lepuj afër që nuk i kanë thënë gjënë e duhur… Nuk e them dot sa do rri Rama në pushtet, mendoj se zgjedhjet e 2025 do jenë të paparashikueshme… Opozita ka grupe, njerëz, individë shmë të aftë. Nuk është e aftë në këtë moment për arsye jashtë opozitës.

Ndërkohë, për Ramën, Grida Duma u shpreh si më poshtë:

Unë mendoj që për aq vite sa ka në pushtet, mënyra si ai vijon të jetë i vëmendshëm, i informuar, nuk e bën atë një njeri që ka pushtet absolut, por që ka kontroll absolut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA