Dy opinionistët e Big Brother VIP, thanë për daljen e Eglës se mungonte një aspekt njerëzor për banorët që nuk e përcollën, teksa ajo la shtëpinë.
Egla doli pas përplasjes së saj me Ilnisën dhe Meritonin, ku pas provokimeve të çiftit, i hodhi një gotë me verë Meritonit.
Arbër Hajdari: Egla ishte një banore, por në fund të ditës ishte një njeri. Kur një banor del nga shtëpia, do doja të kisha parë një aspekt njerëzor të banorëve. Pse mos e shoqëronin, Big Brother është një lojë. Mu duk sikur Julit iu bë qejfi me daljen e Eglës.
“Julit i bëhet qejfi gjithmonë”, tha moderatori Ledion Liço.
Arbër Hajdari: Për Eglën nuk nuk e ka shprehur që është i lumtur që ka dalë. Një javë më parë kam reflektuar që ka pasur një afrimitet mes tyre.
Juli: Në garë nuk është se më vjen keq që iku një lojtar i fortë
Ori Nebiaj: Harrojnë të jenë njerëz, duke përcjellë një banore që ka qenë që nga fillimi aktive. Të gjithë ata banorë që nuk po e gjejnë se si të luajnë, por nga ana tjetër o kanë Zarfin e Zi, ose këtë lojën e nervave.
Top Channel