Tetë emigrantë kinezë gjenden të vdekur në plazhin në Meksikë (fotot)

01/04/2024 17:31

Trupat e tetë qytetarëve kinezë janë gjetur në një plazh në shtetin meksikan të Oaxaca, me sa duket pas përmbysjes së barkës së tyre, thanë zyrtarët.

Viktimat u gjetën në fundjavë në një korridor që përdoret nga emigrantët ilegalë që përpiqen të arrijnë në Shtetet e Bashkuara.

Shtatë gra e një burrë ishin në bordin e barkës që komanduar nga një meksikan, të nisur nga shteti Chiapas në kufi me Guatemalan.

Një person nga barka kishte mbijetuar, ndërsa nuk dihet çfarë ka ndodhur me drejtuesin e barkës, thonin zyrtarët.

Prokurori i Oaxaca tha se trupat u gjetën në plazhin e qytezës Playa Vicente.

Ata shtonin se hetimet vijojnë dhe se po bashkëpunojnë me ambasadën kineze për identifikimin e viktimave të tragjedisë.

Numri emigrantëve që hyjnë në SHBA nga Meksika ka ardhur në rritje vitet e fundit. Ata kryesisht i largohen varfërisë e konflikteve në vendet e Amerikës Latine, ndërsa dhe numri i emigrantëve nga Kina është shtuar teksa 37,000 kinezë janë ndaluar në kufirin Meksikë-SHBA vitin që shkoi, në një rritje prej 20 herë nga dy vjet më parë.

Në Meksikë ashtu si dhe në SHBA, qendrat e emigracionit janë të tejmbushura nga emigrantët, kriza e të cilëve nuk ka shenja shuarjeje dhe as perspektivë për zgjidhje.

FOTO GALERI
1/3
Viktimat u gjetën në fundjavë në një korridor që përdoret nga emigrantët ilegalë që përpiqen të arrijnë në Shtetet e Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA