Spikerja legjendare e RTSH, Iva Hoxha ishte e ftuara e radhës në “Galeri” në E Diell.
Ajo ka rrëfyer hapat e saj të para në televizion, ndërsa vazhdonte gjimnazin “Partizani” në Tiranë.
“Isha në vit të parë tek gjimnazi Partizani, thirrja doli në televizion, thanë kërkojmë spikere lajmesh dhe anoncuese, thashë ta provoj njëherë. Zgjidhën 5 vajza, shkuam të gjitha tek holli TV, aty na prisnin, na dhanë formatin e zakonshëm, nga një fletë dhe duhet ta lexonim. Ditën tjetër ishte tamam sikur do të dilje. Ka qenë një redaktor përgjegjës, me gjasa ai ka qenë i pari, ai më pikasi qëkur nisa të flisja, edhe bënte me gisht që ajo e vogla duhet të dalë edhe një herë, kur dolëm të gjithë, pasi bënim anoncimin jepnim edhe adresën. Më lajmëruan, nisa konkurs derisa erdhi dita që ishte e pabesueshme, unë them që ishte fat. Në ekran kam dalë 30 vite”, tha ajo.
Top Channel