Një anakondë gjigante është regjistruar duke shtypur për vdekje një aligator të ri duke mbështjellë veten rreth tij në stilin e “përqafimit fatal”, në një duel të frikshëm në Amazonë.
Zvarraniku tentonte të shpëtonte nga kapja e gjarprit duke tundur bishtin e tij të fuqishëm por përpjekjet e tij dështuan.
Ai nuk mund të mundte dot anakondën që është familja e gjarpërinjve më të mëdhenj në botë, e cila mund të arrijnë deri në 10 metra gjatësi.
Ndërsa aligatori ‘kaiman’ i përket familjes Alligatoridae dhe të rriturit mund të arrijnë deri në 4.5 meta gjatësi.
Përplasja vrasëse u filmua në brigjet e një lumi në Amazonën e largët braziliane.
Kameramani duket se afrohet shumë në përleshje teksa në një moment anakonda e shikon kërcënueshëm teksa mbyt viktimën e saj.
Një nga vendasit tha: ‘Natyra është misterioze, një ditë je predator dhe ditën tjetër je preja e dikujt tjetër”.
Muajin e kaluar shkencëtarët njoftuan se anakondat gjigante janë në fakt dy specie të ndryshme me 5përqind diferencë në ADN-në e tyre. Njeriu dhe shimpanzetë kanë një diferencë prej vetëm 3 përqind në genomin e ADN-së./DailyMail/
Top Channel