‘Beethoven Celebration’/ Koncerti simfonik në Teatrin e Operës nga nesër

01/04/2024 19:53

“Beethoven Celebration”, koncerti instrumental e simfonik do të vijë për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit  më 2 prill. Solistët janë tre.

Në violinë Abigeila Voshtina, njëherësh drejtuese e institucionit, në piano do të performojë Etrita Ibrahimi, ndërsa në violonçel do të jetë i ftuari special Ettore Pagano.

“Është një koncert intrigues për ne. origjinali është shkruar vetëm për violincel dhe ndërthurja me violinë e piano e bën edhe më intrigues”-shprehet Ettore Pagano. 

Nën dirigjimin e drejtorit artistik  Jacopo Sipari di Pescasseroli, ky koncert do të jetë një homazh i madh për muzikën e Ludwig van Beethoven me interpretimin e një prej simfonive të tij më të rëndësishme dhe koncertin e famshëm të trefishtë për piano, violinë dhe violonçel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA