Donald Veshaj ka analizuar në Fan Club lojën e Romeos brenda në shtëpinë e BBV3.

I pyetur nëse është emocional dhe përlotet shpesh edhe në jetën e tij reale, Donaldi shprehet se Romeo është një njeri shumë i ndjeshëm dhe nuk e bën aspak për show.

Donaldi: Romeo nuk e ka për lojë, është shumë i ndjeshëm, nuk e ka pjesë të showt. Është njeri emocional.  Romeos mund t’i thuash është lojtar i dobët apo çfarëdo, por nuk është një djalë i keq.

I pyetur nga Ronaldo se pse familjarët e tij nuk e ndjekin Heidin në rrjetet sociale, Donaldi shprehet se “nuk e di se kush ia menaxhon Heidit Instagramin dhe se janë shumë budallallëqe që nuk i kushton aspak rëndësi”.

Donaldi: Unë nuk ndjek Heidin sepse nuk e di se kush ia menaxhoin. Kur ai kishte një lidhje jo të qëndrueshme, nuk mund të dal me sëpatë në dorë, nuk e di se çfarë do Romeo, për aq kohë sa e do Heidin, unë do e suportoj atë. “Pse nuk e ndiqni në Instagram”, këto më duken budallallëqe.

I pyetur se si iu duk takimi i Heidit me prindërit e tij brenda BBV3 dhe si e analizon ftohtësinë e saj, Donaldi shprehet: Heidi është një vajzë e rritur në Itali dhe ka një mentalitet tjetër. Prindërit e mi nuk e dinin, menduan se do takonin vetëm Romeon dhe jo Heidin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA