Vjedhja e veprave të artit/ 20 mijë euro një ikonë! Si i shisnin jashtë shtetit statujat që vidhnin në parqet arkeologjike

30/03/2024 11:46

10 deri 20 mijë euro i shisnin Pëllumb Leka dhe Emanuel Çaço, veprat e artit që vidhnin nga parqet arkeologjike në vendin tonë.

Sipas policisë, të dyshuarit ua shisnin statujat dhe ikonat shtetasve të huaj nga Italia, Greqia dhe Mali i Zi.

Ato ranë në pranga këtë fundjavë, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit” në Rrogozhinë. Në makinë iu gjetën 13 statuja dhe ikona të madhësive dhe formave të ndryshme.

Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Leka dhe Çaço merreshin me trafikimin e veprave të artit dhe kulturës. Leka, i cili ishte i punësuar pranë parqeve arkeologjike, herë si rojë dhe herë si ndihmës, siguronte statuja dhe ikona të madhësive të ndryshme në qytetet Fier, Berat, Gjirokastër, dhe më pas në bashkëpunim me shtetasin Çaçon i trafikonin me qëllim përfitimin.

Top Channel