Qeveria e re palestineze, DASH: E përshëndesim, por nevojiten reforma politike!

30/03/2024 14:41

Shtetet e Bashkuara e përshëndetën formimin e Qeverisë së re palestineze, dhe pohuan se e shohin përbërjen e ndryshuar të kabinetit si një hap drejt reformës politike palestineze, e cila megjithatë sipas tyre duhet thelluar.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, bëri thirrje për “rigjallërimin” e Autoritetit Palestinez, me seli në Bregun e pushtuar Perëndimor, me shpresën se pas përfundimit të luftës mes Hamasit dhe Izraelit, do të jetë kjo qeveri ajo që do të marrë frerët e drejtimit në Rripin e Gazës të administruar aktualisht nga grupi islamik i  shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Europian.

Përmes një deklarate, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mattheë Miller, tha se SHBA-ja mirëpret bashkëpunimin me grupin e ri të ministrave “për kryerjen e reformave të besueshme”. “Një Autoritet Palestinez i rigjallëruar në esencë do të sillte rezultate për popullin palestinez si në Bregun Perëndimor ashtu edhe në Gazë dhe do të vendoste kushtet për stabilitet në rajonin më të gjerë”, tha Miller. Autoriteti Palestinez aktualisht drejton disa pjesë të Bregut të pushtuar Perëndimor nga Izraeli.

Ai udhëhiqet nga presidenti Mahmoud Abbas, që nuk është përballur me zgjedhje në pothuajse dy dekada. SHBA-ja e sheh Autoritetin Palestinez si pjesë kyçe e planeve të saj për Gazën e pasluftës. Megjithatë fakti është që ky organizëm ka pak mbështetje popullore apo legjitimitet në mesin e palestinezëve, dhe shumë prej tyre e shohin si nënkontraktor të pushtimit për shkak të bashkëpunimit të sigurisë me Izraelin në Bregun Perëndimor.

Këtë muaj, Abbas emëroi Mohammad Mustafa, ekonomist i shkolluar në SHBA, në postin e kryeministrit dhe përpara disa ditësh, ky i fundit paraqiti përbërjen e kabinetit qeverisës.

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë