Qendra e qyteti të Los Angeles është përshkruar së fundmi si ‘botë e tretë’ nga komentatorët pas pamjeve shokuese të kampeve të të pastrehëve të qytetit, zjarreve dhe trotuareve të mbushura me mbeturina.
Video e postuar në rrjetin X nga gazetari i Fox News, Bill Melugin, tregon dhjetra të pastrehë që banojnë në trotuaret e pista të rrugës San Pedro, në zonën famëkeqe Skid Row të kryeqytetit të Kalifornisë.
Disa prej tyre qëndrojnë pranë një zjarri të hapur, pak metra larg qendrës $17 milionëshe Midnight Mission, pikërisht për të pastrehët.
Milioneri Elon Musk, i cili ka folur dhe më parë për krizën e të pastrehëve në Kaliforni tha se ishte i shokuar nga pamjet.
“Kalifornia është shteti më i pasur në SHBA por qytetet e saj ngjajnë me vendet e botës së tretë”, shkruante një përdorues në rrjetin X.
“Çudi si elita e Hollywood dënon gjendjen e qytetarëve në vendet e botës së tretë, por heshtin për atë që ndodh në shtëpinë e tyre”, shkruante një tjetër.
Good morning from downtown LA… pic.twitter.com/8vxnaD9moO
— Bill Melugin (@BillMelugin_) March 19, 2024
Los Angeles ka aktualisht 46,000 njerëz të pastrehuar, në një rritje prej 10 përqind nga viti që shkoi, thonë autoritetet vendase.
Numri i të pastrehëve është rritur vazhdimisht në qytet, ndërsa që prej kohës së pandemisë tre vjet më parë 10,000 njerëz pa banesë janë shtuar.
Prej vitit 2015 numri i të pastrehëve është rritur me 70 përqind.
Qendra e re e të pastrehëve Midnights Mission, gjendet shumë pranë videos së publikuar, por nuk arrin të përballojë kërkesën e mbështetjes me burimet e saj.
Misioni sherben tre vakte ushqimi për ata që jetojnë në rrugë, si dhe mundëson akomodim të përkohshëm, një floktore për burrat dhe qendër ndihme për gratë.
Në tre vitet e fundit numri grave të pastreha është rritur me 55 përqind, thonë organizatat, duke shtuar se rreth 90 përqind e tyre kishin pësuar sulme fizike ose seksuale.
Në gusht raportohej se qyteti nisi të dërgonte mjete me bombola oksigjeni në zonën Skid Row për të parandaluar mbidozat e drogës mes krizës së opiateve që ka përfshirë qytetin.
Los Angeles ka një buxhet prej $609.7 milionë për të luftuar krizën e të pastrehëve, të cilat raportohet se shpenzohen për kampe tendash dhe strehim të përhershëm ose të përkohshëm, si dhe mbështetje për shëndetin mendor e fizik.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom ka pranuar se kriza e të pastrehëve është një ‘mallkim’ dhe është zotuar të punojë më shumë.
Por shifrat tregojnë se në mandatin e tij shifrat janë rritur me 13 përqind.
Newsom pranon se bizneset po largohen dhe qyteti është i mbushur me probleme sigurie, megjithatë insistonte: “E dua shumë këtë shtet dhe nuk më pëlqen kjo që po ndodh me kampet në rrugë e në trotuare”. /DailyMail./
Top Channel