Dasma e Heidit dhe Romeos ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Pas shumë debateve mes çiftit, dy banorët i thanë ‘po’ njëri-tjetrit.
Gjatë ‘prime’ të sotëm, ata panë klipin e dasmës së tyre dhe të gjitha çastet romantike gjatë festës, teksa gjithashtu dëgjuan edhe opinionet e banorëve të tjerë lidhur me dasmën. Ndërkohë, ja se si i përshkruan ata emocionet dhe përshtypjet e tyre lidhur me dasmën.
“Jam shumë e lumtur. Nuk e mendoja kështu dasmën, i ndjeva içik ato traditat. Kemi kërku falje njëri tjetrit në mënyrën tonë dhe është okej kështu. Ishim vërtetë mirë dhe me prish dhe njëherë…”-tha Heidi.
“Unë këtu erdha me idenë hy vetëm dal vetëm. Mund të jetë një nga kujtimet më të bukura që kam në jetë dhe ju faleminderit të gjithëve. Unë jam lëshuar pa duar fare dhe nuk më intereson fare. Për Françeskën ndoshta është mllefi se nuk i shkoi fustani me vendin”-tha Romeo.
Top Channel