Kalaja e Menglit, po shtrohet rruga për ta bërë të aksesueshme për turistët

30/03/2024 15:17

Në Elbasan, ka nisur puna për të bërë të aksesueshme Kalanë e Menglit, për ti shtuar kështu zonës një tjetër atraksion turistik dhe kulturor.

Kalaja e Menglit është një fortifikim i hapur i periudhës ilire, të cilën më pas romakët e kthyen në një fortifikim të mirëfilltë ushtarak. Ajo ndodhet në një kodër me lartësi dominuese, 4 kilometër në lindje të Elbasanit.

Do të jenë historianët dhe arkeologët, ata që do të punojnë për vënien në dispozicion të turistëve, informacionin e nevojshëm në lidhje me këtë kala, ndërkohë, veç vlerave historike, pozicioni i kalasë së Menglit ofron një pamje fantastike të Elbasanit dhe Luginës së lumit Shkumbin.

Top Channel