Disa ditë më parë Meritoni u zgjodh lider i shtëpisë, fakt që shkaktoi debate mes tij dhe Julit, teksa ky i fundit pas ‘përplasjeve’ me liderin vendosi mos të bëjë punët e shtëpisë.
Opinionistja Ori Nebiaj tha se Juli është disi i mëritur që nuk u zgjodh ai lider dhe se ky debat e “zgjoi” Julin.
Ori Nebiaj: Mendoj që Juli është i mërzitur që nuk u bë lider. Është normale, por nga ana tjetër Meritonin e kam pare të kujdesshëm me punët e shtëpisë. Shtëpia është xixë dhe kjo është meritë që i duhet dhënë. Por nga ana tjetër, kur t’i bëhesh lider, edhe ta që nuk të kanë votuar…kjo është mangësi e Meritonit. Julin e bëri të ndihej se ka qenë pak në qetësi.
Abër Hajdari: Në prime i japin situatave ngjyra të tjera. Diskutimi i fjalës pensionist, unë e kuptoj pse është përdorur por çlidhje ka Juli me pensionistin, vërtetë e ka mjekrën e bardhë.
Top Channel