Restaurohet shatërvani i Apollos në pallatin e Versajës, para Olimpiadës franceze (fotot)

29/03/2024 19:25

Katër muaj para Olimpiadës së Parisit, shatërvani i Apollos me statujat të arta të kuajve në Pallatin e Versajës ka përfunduar restaurimin e tij prej gati dy vitesh.

Në Pallatin e Varsajës do të mbahej disa prej garave me kuaj të olimpiadës, të cilat pritet të frymëzojnë atletët me sfondin e stilit artistik perandorak.

Shatërvani i Apollo kreu një restaurim madhor me zhvendosje të 13 statujave të plumbit të veshura me ar, që u fiksuan me vinça në vendet e tyre.

Shatërvani është realizuar nga artisti Jean-Baptiste Tuby në vitet 1668 deri rreth 1670 gjatë mbretërimit të Louis XIV. Katër kuaj që shihen në të, bashkë me Apollon, Cupid dhe delfinët, janë mirëmbajtur vazhdimisht dhe veshur me flori për të ruajtur formën origjinale.

“Ky restaurim spektakolar risjell harmoninë dhe qartësinë pamore të Këndvështrimit të Madh të Louis XIII e Louis XIV”, thuhej më herët në një deklaratë të Pallatit të Versajës, i cili historikisht ka pasur lidhje kuajt dhe rritjen e tyre, ashtu si dhe me anën artistike.

FOTO GALERI
3/7
Shatërvani i Apollo kreu një restaurim madhor me zhvendosje të 13 statujave të plumbit të veshura me ar, që u fiksuan me vinça në vendet e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA