Princi i Vogël/ Vepra e famshme e Antoine de Saint Exupery, nesër në skenën e Teatrit Eksperimental

29/03/2024 15:38

Princi i vogël, vepra e famshme e Antoine de Saint Exupéry, ka premierën të shtunën në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, me regji nga Rafael Hoxhaj.

Princi, i pa mjaftuar nga planeti i tij i vogël me tre vullkane: dy që nxjerrin llavë dhe një i shuar, dhe me një lule tekanjoze, niset në një udhëtim të gjatë. Pas shumë aventurash ai në fund kthehet tek lulja që ja ka zbutur zemrën dhe tek vullkanet e tij.

Koncepti i shfaqjes ndërthur teatrin modern, nën interpretimin e Denada Llanaj, Matia Llupa, Eva Gjikaj, Bujar Hoxhaj.

“Mesazhi është i thjeshtë. S’ka rëndësi sa e vogël është shtëpiza jonë, nëse ka gjëra që na duan dhe i duam, është e mjaftueshme. Princi i Vogël u bë vepra më e suksesshme e Saint-Exupéry-t, duke shitur rreth 140 milionë kopje në mbarë botën, është përkthyer në mbi 505 duke qenë vepra e dytë më e përkthyer e botuar ndonjëherë, pas vetëm Biblës”, tha regjisori Rafael Hoxhaj.

Top Channel