Sekretariati i Votimit dhe Etikës vendosi anulimin e votimi të seancës së 7 marsit, pas kërkesës së opozitës.

Opozita kërkoi anulimin e miratimit të 5 pr. ligjeve me argumentin e mungesës së kuorumit.

Projektligjet që u votuan në seancën e 7 marsit janë projektligji “Për investimet strategjike”, “Për burimet ujore”, ndryshimet në ligjin “Për Turizmin”, projektligji për Mbrojtjen e Konkurrencës si dhe disa ndryshime në ligjin “Për arsimin dhe formimin profesional”.

Sipas informacioneve, këto projektligje do të votohen sërish në një seancë tjetër plenare.

 

Top Channel