Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi i ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit “Top Story” me moderatoren Grida Duma në Top Channel, ka debatuar me ish-deputetin e PBDNJ, Thoma Miço për çështjen e Fredi Belerit.
Miço duke iu referuar dokumentit të publikuar nga Idrizi ku sipas tij, Beleri pranonte në KQZ se ishte dënuar me 3 vite burg për poshtërim të Shqipërisë, tha se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, nuk po gjykohet për ato që ka bërë.
“Unë nuk e dija se do mblidheshim për të bërë biografinë e Belerit. Mendova se në qendër janë marrëdhëniet shqiptaro-greke. Edhe nga parafolësi del që Beleri nuk po gjykohet për atë që ka bërë por për atë që është. Ku thuhet se është i dënuar, ka ndërruar fenë, kombësin, e ka mbiemrin Hoxha thoshte një gazetare…Në momentin që KQZ shprehet se e ke figurën të pastër, nuk je dënuar m evendim të formës së prerë, atëherë je kandidat”– tha Miço.
Nga ana tjetër, Idrizi u përgjigj duke thënë se dokumenti ishte fimrosur nga vetë Beleri i cili pranonte se është dënuar për poshtërim të Shqipërisë.
“Jo, kjo është me firmën e Belerit. Vetë ai e ka shkruar se është i dënuar për poshtërim të republikës së Shqipërisë. Mbase poshtërimi i Shqipërisë nuk të bën ty përshtypje…”– tha Idrizi.
Pjesë nga debati në studio:
Miço: Nuk të ndërpreva… do bësh zhurmuesin? Se kemi një histori jo të mirë bashkë edhe në panele. Prandaj më dëgjo siç të dëgjova. Parafolësi vërtetoi atë merak që kam unë, që Beleri nuk akuzohet për shitblerjen e votës por për të gjitha gjërat, nga erdhi, pse del me flamur të Kishës etj.
Idrizi: Jo të kishës por të Vorio Epirit.
Miço: Keni lodhur dëgjuesit gjithmonë, me këto çështje jo çështja e detit e gjëra të tilla. Jemi mbledhur këtu për tjetër çështje
Idrizi: Unë e di që ti lodhesh
Miço: Unë nuk lodhem fare, por nuk mund të më kundërshtosh pa fakte
Top Channel