Dështon përpjekja e mbështetësve të Belerit për të bllokuar Këshillin Bashkiak, Blerina Bala zgjidhet kryetare në detyrë e Bashkisë së Himarës

29/03/2024 12:10
Mbledhja në këshillin bashkiak të Himarës

Dështon përpjekja e grupit të Belerit për të marrë peng me forcë Këshillin Bashkiak të Himarës.

Zgjidhet kryetarja në detyrë e Bashkisë së Himarës me 15 vota pro dhe vetëm 4 kundër. Ky rezultat domethënës tregon qartë se shumica legjitime e Këshillit Bashkiak është kundër Belerit dhe grupit të tij.

Pas tërheqjes nga gara të Pervin Gjikuria, Këshilli vendosi që bashkia Himarë të drejtohet nga Blerina Bala.

Mbledhja e planifikuar e Këshillit Bashkiak të Himarës nisi me përplasje mes forcave të policisë dhe simpatizantëve të Fredi Belerit.

Qytetarët i kërkuan drejtuesit politik të PS-së në qarkun e Vlorës, Blendi Klosi dhe prefektit të qarkut Vangjel Tavo të mos ishin të pranishëm gjatë mbledhjes.

Kryetari i përkohshëm pritet të qëndrojë në post deri në zgjedhjet e reja vendore në bashkinë e Himarës pas arrestimit të kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro, i cili akuzohet për tjetërsim pronash.

Top Channel