Jeta e 4,000 të moshuarve në Madrid ‘mund të ishte shpëtuar’, thotë hetimi i Covid (fotot)

28/03/2024 18:15
Mjeku kujdesej per te moshuaren ne azilin Pozuelo de Alarcon, ne Madrid , me 15 prill 2020

Një komision hetimi në Madrid tha sot se të paktën 4000 të moshuar në shtëpitë e kujdesit që humbën jetën nga Covid, do të kishin shpëtuar nëse ishin lejuar të dërgoheshin në spital gjatë kohës së izolimit drastik.

Komisioni ngritur prej prillit të kaluar ka shpenzuar muaj duke mbledhur të dhëna e dëshmi nga familjarët të viktimave, të stafit të shtëpive të kujdesit, në rajonin që kishte numrin më të madh të vdekjeve në fillim të pandemisë.

Zyrtarët thonë në raportin me 148 faqe, se numri pacientëve që dërgoheshin në spitale në Madrid nisi të ulej teksa infeksionet rriteshin në mars 2020, ndërsa shtëpitë e të moshuarve kishin mungesa të theksuara mjekimesh e mjetesh mbrojtëse.

Skenat e vrazhda të gjendjes ku ishin lënë të moshuarit në Spanjë u zbuluan pas dislokimit të ushtrisë për të ndihmuar me virusin.

“Gjatë vizitave të tyre ushtarët panë të moshuar të sëmurë të braktisur, madje dhe të vdekur në krevatet e tyre”, tha ministrja e mbrojtjes Margarita Robles, në mars 2020.

Një total skandaloz prej 9,470 njerëz kanë vdekur në shtëpitë e të moshuarve në Madrid deri në fund të 2020, afërsisht një në çdo pesë rezidentë, sipas komisionit.

Shumica e tyre, rreth 7,300 nuk ishin dërguar në spital.

“Refuzimi i transferimit të tyre nga shërbimet e emergjencës ishte një vendim politik,” tha doktori Fernando Lamata Cotanda, i cili është kujdesur për politikat shëndetësore të qeverisë socialiste. “Ata nuk do të kishin vdekur nëse vendimi do të ishte ndryshe.”

Qeveria e Madridit refuzon pretendimet duke thënë se raporti i komisioni është “i politizuar” dhe se administrata kishte bërë “çdo gjë të mundur për të shpëtuar sa më shumë jetë”.

Rajoni i Madrid nisi një hetim për numrin e madh të vdekjeve në shtëpitë e kujdesit, që çuditërisht u ndalua para zgjedhjeve lokale të 2021, shkruan e përditshmja TheGuardian.

Pas insistimit të aktivistëve për të vërtetën, u ngrit komisioni qytetar me ndihmën e një ish-gjykatëseje, Maria Jesús Valero, e zonës Marea de Residencias, për të siguruar që gabimet të mos përsëriten. “Sikur kjo të kishte ndodhur në një shkollë, do të kishte trazira të mëdha, por meqënëse ata ishin të moshuar, është sikur s’ka ndopdhur asgjë”, thotë ajo.

Babai i Valero ishte një nga të vdekurit në shtëpitë e kujdesit në Madrid. “Ai vdiq vetëm, me askënd pranë tij, me askënd pranë tij që e donte”, shton Valero. “Mua nuk më linin ta takoja. Ata çuan trupin në krematorium dhe më dhanë hirin tre muaj më vonë”, thotë gruaja.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë. Kjo është shkelja më e madhe e të drejtave në historinë e Spanjës,” thotë gjithashtu Carmen López, nëna e të cilës vdiq e sëmurë një ditë pasi ishte lejuar të transferohej në spital. “Nuk do të harrojmë një gjeneratë të tërë që është masakruar në ato rrethana”. /TheGuardian/

FOTO GALERI
1/3
Skenat e vrazhda të gjendjes ku ishin lënë të moshuarit në Spanjë u zbuluan pas dislokimit të ushtrisë për të ndihmuar me virusin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA