Presidenti i Iranit paralajmëron SHBA-në: Marrëveshja do të gjykohet nga zbatimi, jo nga deklaratat
Një gjykatë në Tunizi ka dënuar me vdekje katër persona dhe dy të tjerë me burgim të përjetshëm, të akuzuar për vrasjen e një politikani majtist, tha të mërkurën një prokuror publik.
Chokri Belaid, lideri i atëhershëm i koalicionit Fronti Popullor, u vra me armë zjarri në veturën e tij pranë shtëpisë së tij në Tunis, në shkurt 2013.
Vrasja e tij, e para në Tunizi pas dekadash, nxiti protesta masive dhe ndikoi në dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm tunizian.
Belaid, një politikan majtist, kishte qenë kritik i ashpër i partisë islamike, Ennahda, e cila e udhëhiqte qeverinë në atë kohë, duke e akuzuar se po e injoronte dhunën e ekstremistëve kundër laikëve.
Mbështetësit e tij e fajëson partinë islamike për qasje tejet komode ndaj ekstremistëve pas varsjes së tij.
Ato kritika dhe vrasjet e më vonshme për pasojë atë vit, e shkaktuan një krizë politike në Tunizi.
Autoritetet i fajësuan ekstremistët islamikë për vrasjen e Belaidit.
Njëzet e tre njerëz u akuzuan në rastin e vrasjes së tij, hetimi dhe gjykimi i të cilit zgjati shumë vite.
Të mërkurën, pesë të pandehur u liruan nga akuzat, ndërsa ndaj të tjerëve u shqiptuan dënime nga dy deri në 120 vjet burgim. /REL
Top Channel