Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Europian, Viola von Cramon ka deklaruar se “ushtria digjitale e Vetëvendosjes” po kufizon lirinë e shprehjes.
Teksa ka shpërndarë në platformën “X” një artikull të “Balkan Insight”, Cramon citon se në Kosovë, “ish-anëtarët e partisë në pushtet Vetëvendosje kanë konfirmuar ekzistencën e një ushtrie dixhitale për të shpërndarë informacione dhe për të targetuar ata që kanë qëndrime të kundërta’.
“Faleminderit për këtë pjesë të rëndësishme. Më të vërtetë ushtria digjitale e Vetëvendosjes kufizon lirinë e shprehjes”, ka shkruar Von Cramon krahas artikullit.
Thanks for this important piece. Indeed VV digital army limits freedom of speech.
“In Kosovo, former members of the ruling Vetëvendosje party have also confirmed the existence of a digital army tasked to spread information, enhance digital presence and target opposing views.” https://t.co/G9qlGDnQ3A
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) March 27, 2024
Edhe më herët Cramon është përfshirë në një replikë me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës për këtë çështje. Ajo tha se ‘robotë’ të Qeverisë së Kosovës në internet po sulmonin asistentin e saj serb, Gjorgje Bojoviç.
“Qeveria jonë kurrë nuk është përfshirë dhe nuk do të përfshihej në abuzim me pushtetin duke sponsorizuar sulmuesit në internet. I mohojmë akuzat nga Viola von Cramon me të cilën komunikojmë rregullisht përmes kanaleve zyrtare. I bëjmë thirrje asaj dhe të tjerëve që të mos mbështesin teoritë e konspiracionit kundër një qeverie demokratike”, ka thënë në përgjigje zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.
Top Channel