Irlanda del në mbështetje të padisë së Afrikës së Jugut ndaj Izraelit për gjenocid në Palestinë

27/03/2024 18:43

Specifikat e bazës ligjore të ndërhyrjes së Irlandës mbeten të papublikuara, por ministri i jashtëm Micheal Martin ka thenë se po përdor opsionin e ‘ndërhyrjes’ në mbështetje te padisë se Afrikës së Jugut për gjenocid kundër Izraelit, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Ministri ngriti çështjen sot në kabinetin qeveritar dhe nëse aprovohet, Irlanda bën ndërhyrjen formale sipas Konventës së Genocidit të vitit 1948, duke paraqitur argumentet e saj në Gjykatën e Hagës.

Martin shtoi se grupi i tij ligjor kishin paraqitur bazat e veprimit të tyre gjatë një takimi të javës së shkuar.

Ai theksonte për gazetarët gjendjen e rëndë humanitare që po shpaloset Gaza, duke e karakterizuar si një ‘katastrofë’ që përkeqësohet nga ndalimi i lejimit të ndihmave në rajon prej Izraelit.

Martin tha se ndalimi ndihmave në Gaza “lëndim dhe shkatërrim të konsiderueshëm” ndaj popullit të Gazës.

Në vendimin e janarit mbi çështjen e ngritur nga Afrika e Jugut, Gjykata udhëzoi Izraelin “të marrë të gjitha masat e mundshme” për të parandaluar që veprimet e tij të përfshihen nga neni dy i Konventës së Genocidit, që ndalon krimet e qëllimshme ndaj një grupi të caktuar kombëtar, etnik, racor apo fetar.

Më shumë se 32,200 palestinezë kanë vdekur dhe 74,500 janë plagosur mes shkatërrimit të gjerë të qyteteve të tyre nga bombardimet izraelite në Rripin e Gazës, në ofensivën e nisur pas sulmit të militantëve palestinezë Hamas në tetor brenda Izraelit, ku u vranë më shumë se 1000 sipas raportimeve.

OKB dhe organizata ndërkombëtare ndihme kanë bërë thirrje për armëpushim në GAZA dhe lejim të ndihmës humanitare, por sasia e lejuar nga Izraeli është e papërfillshme.

Fushata e Izraelit ka zhvendosur nga shtëpitë e tyre 85% të banorëve të Gazës, ndërsa infrastruktura është shkatërruar nga bombardimet.

FOTO GALERI
2/3
Më shumë se 32,200 palestinezë kanë vdekur dhe 74,500 janë plagosur mes shkatërrimit të gjerë të qyteteve të tyre nga bombardimet izraelite në Rripin e Gazës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA