Një gjykatë në Tunizi ka dënuar sot katër persona me vdekje për vrasjen e një politikani opozitar një dekadë më parë.
Vrasja e vitit 2013 e ish-liderit opozitar Chokri Belaid u pretendua nga militantë islamistë dhe i dha një goditje te rende demokracisë së dobët në vend të vendosur pas përmbysjes së diktatorit Ben Ali në 2011.
48 vjeçari i ndjerë Belaid ishte kritik i partisë islamiste të Ennahdha, që dominonte politikën në vend.
Ai u vra më 6 shkurt jashtë shtëpisë së tij.
Të afërmit e tij thonin sot se ishin të lehtësuar nga verdikti dhe se shpresonin për gjykime më të drejta në të ardhmen.
“Ky verdikt na jep pak besim të sistemi i drejtësisë në Tunizi”, tha vëllai i të ndjerit Abdelmajid Belaid. “Ndoshta në të ardhmen mund të keni vendime të drejta e domethënëse, sepse këtë duan të gjithë tunizianët”, tha ai.
Përveç të dënuarve me vdekje, 19 të tjerë morën dënime me burg për akuza si “pjesëmarrje në grup terrorist” dhe “vrasje me paramendim”.
Top Channel