Burri që blinte motorin Harley-Davidson, vdes gjatë përplasjes në xhiron e provës në Florida (fotot)

27/03/2024 16:53

Një burrë që po blinte një motor klasik Harley-Davidson në një dyqan në Florida, SHBA, tragjikisht ka humbur jetën kur u përfshi në një aksident horror në xhiron e pare të provës së mjetit të ri.

Në njoftimin e tyre policia e qytetit Titusville tha se oficeët iu përgjigjën një thirrjeje për një aksident në dyqanin Miracle City Harley-Davidson ku klienti ishte përplasur për vdekje mëngjesin e të hënës.

Policia tha se burri i paidentifikuar kishte marrë motorin e ri për një xhiro prove por ishte përplasur në mënyrë fatale pranë një supermarketi aty pranë.

Autoritetet thanë se ai kishte ‘humbur kontrollin’ e mjetit me vit prodhimi 2014, duke u përplasur me forcë me një verandë bregdetare ku nuk gjendeshin njerëz të tjerë.

Nuk pati viktima apo të lënduar të tjerë nga aksidenti.

Dëshmitari Kenny, gjithashtu motoçiklist, tha për rrjetin + FOX 35 se viktima nuk mbante kokore në momentin e aksidentit.

“Nuk ke mbrojtje tjetër, nëse dikush të përplas makinën shtrembërohet vetëm llamarina, por nëse përplasesh me motor mund të humbasësh një këmbë,” tha ai.

Christopher Maglione, një dëshmitar që punonte në zonën Titus Landing tha për rrjetin FOX 35 se motoçikleta po ecte në drejtim të kundërt me trafikun.

“Jam i shokuar pasi këtu nuk kishte ndodhur asgjë e tillë më parë.” Policia tha e po hetonte shkaqet e përplasjes.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA