Britaniku vdes nga ‘përplasja me pemën’ teksa bënte ski në rezortin francez (fotot)

27/03/2024 17:48

Në rezortin Avoriaz në Alpet franceze, raportohej dje se një britanik në të 60-at që bënte ski, teksa tentonte të shmangte një grup njerëzish, është përplasur me një pemë dhe ka humbur jetën.

Mediat vendase thanë se burri ende i paidentifikuar publikisht goditi pemën me shpejtësi pasditen e djeshme, dhe megjithë përpjekjet e grupeve të shpëtimit u shpall i vdekur në vendngjarje.

Një kolegu i tij skiator që dëshmoi ngjarjen tragjike tha për rrjetin MailOnline: “Ai humbi kontrollin e skive në një pjesë në një pjesë të ngushtë të ngrirë, duke vijuar drejt nga tabela që tregonte kthesën e detyruar”.

“Kur unë arrita aty, ai ishte goditur nga një trung peme dhe ishte rrethuar nga gurë”.

Ministria e jashtme angleze tha në një deklaratë: “Jemi duke mbështetur familjen e një burri që humbi jetën në një incident me ski në Francë, dhe jemi në kontakt me autoritetet lokale”

Avoriaz konsiderohet një nga rezortet më të mira të skive dhe është një nga 13 impjante të tilla në rajonin e Portes du Soleil.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA