Shpëtohet australiani nga puseta ku qëndroi 30 orë duke u fshehur nga policia (fotot)

26/03/2024 17:39

Një burrë në Australi është liruar më në fund pasi kishte qëndruar për më shumë se 30 orë brenda kanaleve nëntokësore të qytetit.

38-vjeçari kur u zbulu,a tha fillimisht se kishte hyrë në pusetën e nëndheshme të Brisbane “për të kërkuar celularin”.

Por policia e Queensland tha se ai “ishte fshehur” aty pasi kishte përplasur një makinë policie një ditë më parë.

Burri u shpëtua kur kalimtarët telefonuan autoritetet për të raportuar burrin “e bllokuar” nën tokë. Ai u dërgua më pas në spital për t’u trajtuar nga ftohja dhe disa gërvishtje.

Mediat vendase thonin se ai kishte qëndruar në ujë deri në gju para se zjarrfikësat të hapnin një kapak pusete dhe ta lejonin të dilte.

Rezidenti vendas James Lingwood – i cili telefonoi fillimisht autoritetet – tha për rrjetin vendas Courier Mail se prej të dielës kishte dëgjuar një zë “në stil vaji ose ankese”.

“Unë i fola dhe më tha se është mirë, deh se do të dilte andej nga kishte hyrë, dhe unë elashë në punën e tij,” tha burri për gazetën.

Por një ditë më vonë banori kishte vendosur të vepronte pasi kishte dëgjuar që burri ishte ende brenda pusetës dhe dukej në gjendje jo të mirë”.

Policia tha se burri të dielën kishte përplasur pa dashje një mjet policie teksa sprapsej me makinën e tij, dhe më pas ishte larguar për t’u përfshirë në një tjetër aksident, shkruan BBC.

Me pas i ishte larguar në këmbë nga vendngjarja.

Zyrtarët shtonin se burri është në gjendje të qëndrueshme dhe po bashkëpunon me hetimet.

FOTO GALERI
2/3
Burri u shpëtua kur kalimtarët telefonuan autoritetet për të raportuar burrin “e bllokuar” nën tokë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA