Gabigol është pezulluar për dy vjet pasi ka mashtruar në testet anti-doping.
Sulmuesi i Flamengos u procedua nga Gjykata Sportive Antidoping në një seancë që zgjati pak më shumë se dy orë. Dënimi është me efekt prapaveprues, pasi hyn në fuqi që në 8 prill 2023 ndaj dhe futbollistit i ndalohet të luajë deri në prill 2025.
Lojtari bëri të ditur se do ta apelojë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Verdikti nuk ishte unanim, pasi u mor me 5 vota që e fajësonin dhe 4 që e konsideronin të pafajshëm. Një nga indikacionet në denoncim ka të bëjë me vonesën e Gabigol në kryerjen e testit si dhe mungesën e respektit për instruksionet në marrjen e kampionëve.
Gabigol është akuzuar se ka shkelur nenin 122 të Kodit Brazilian të Antidopingut, që i referohet mashtrimit apo tentativës së mashtrimit në çdo fazë të procesit të kontrollit. Kodi parashikon pezullimin deri në katër vjet në rast dënimi. Sipas hetuesve lojtari nuk ju drejtua atyre para stërvitjes, pastaj i injoroi dhe shkoi për të drekuar duke i trajtuar me mungesë respekti./ Super Sport
Top Channel