Debatet me Liamin e Eglën dhe ‘distancimi’ nga përgjigjet, Arbër Hajdari batuta e ironi me Jetmirin: Kam hall se mos më bashkohesh në studio

26/03/2024 22:52

Liami dhe Jetmiri, duket se e kanë nisur më ‘këmbë jo të mirë’ marrëdhënien e tyre. Pas rikthimit në banesë të Liamit, ky i fundit nuk i ka dhënë dorën Jetmirit.

Po çfarë  ka ndodhur mes dy banorëve dhe përse kanë nisur këto debate?

Liam: Unë me Jetmirin nuk kam një problem kushedi  se çfarë por vetëm ajo mënyra si më ka injoruar dhe ka bërë atë pjesën e analistit. Unë jam i hapur

Jetmir: Nuk kam asnjë koment

Ledion: Si nuk ke koment? Se kur ishe jashtë rrije 5 sahat në rrjete sociale

Jetmir: I kam bërë të qarta qëndrimet e mia ndaj Liamit dhe Eglës. Me Liamin kam pasur atë fërkimin fillestar, më dha një ndjesi që nuk e pëlqej këtë njeri. Me Eglën kam rastisur në një debat të ashpër sapo hyra. Ju afrova, rifilluam të njihemi, por më pas kam rikonsideruar raportet me të.

Arbër Hajdari: Cila është loja jote? Unë i jap kohë vetes po kam hall mos më bashkohesh dhe i jep mendimet nga këtu? Mund t’i kërkojmë vëllait të madh t’i japë një hapësirë këtu që të japë mendime, e aty më ka zhgënjyer…

Jetmir: Po e shijoj këtë eksperiencë dhe ndajë kauzat e mia me ata që diskutoj.

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA