“Vlon” Lindja e Largët! Kryeministri japonez kërkon takim me Kim Jong-un!

25/03/2024 13:28

Peniani deklaroi se kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, ka shprehur dëshirën të takohet me liderin verikorean, Kim Jong Un, “sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Megjithatë, sipas lidershipit koreano-veriore mbajtja e një takimi të tillë do të varet shumë nga sjellja e Tokios. Motra e Kim jong un-it, Kim Yo Jong, një nga njerëzit më të besuar të tij, u shpreh përmes një deklarate se Kishida kishte përdorur një kanal të paspecifikuar së fundi për të treguar se ai dëshiron të takohet ballë për ballë me Kim Jong Un-in “sa më parë”.

Por sipas zyrtares së lartë, nuk do të ketë asnjë avancim në marrëdhëniet mes dy vendeve përsa kohë ekzekutivi i Kishidës përfshihet në çështjen e rrëmbimit dhe përzihet në “ushtrimin e së drejtës sonë sovrane”, duke iu referuar testimeve të arme bërthamore nga Veriu.

“Historia e marrëdhënieve mes DPRK-së dhe Japonisë na mëson se është e pamundur t’i përmirësosh marrëdhënieve dypalëshe, kur ka keqkuptime dhe mosbesim të plotë, vetëm dhe thjesht me idenë e caktimit të një samiti”, u shpreh Kim Yo Jong, duke e përdorur shkurtesën e emrit zyrtar të Veriut, Republika Demokratike Popullore e Koresë. Koreja e Veriut dhe Japonia nuk kanë marrëdhënie diplomatike, dhe marrëdhëniet e tyre janë zbehur edhe më shumë nga programi bërthamor i Veriut, çështja e rrëmbimit dhe kolonizimi i Gadishullit Korean nga Japonia më 1910-1945.

Pas shumë vitesh mohimi, Koreja e Veriut e pranoi sidoqoftë gjatë një samiti të paprecedent më 2002 mes Kim Jong Il, babait të ndjerë të Kim Jong Un, dhe kryeministrit të atëhershëm japonez, Junichiro Koizumi, se agjentët e saj i kishin rrëmbyer 13 japonezë, kryesisht për t’i trajnuar si spiunë në gjuhën dhe kulturën japoneze. Tokio mendon se disa prej tyre mund të jenë gjallë ende, ndërsa mund të jenë rrëmbyer sakaq edhe qindra të tjerë.

Top Channel