Vepra e Mid’hat Frashërit! Publikohet vëllimi i nëntë i veprës diplomatike dhe publicistike

25/03/2024 20:37

Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo” sapo ka publikuar vëllimin e nëntë të veprës diplomatike, letrare dhe publicistike të dijetarit dhe veprimtarit të njohur Mid’hat Frashëri.

Instituti i Studimeve Historike, Lumo Skëndo, po i nxjerr në dritë me së paku 12 vëllime krijimtarinë e veprimtarit të shquar Mid’hat Frashëri, pas censurës së rreptë të diktaturës komuniste. Vëllimi fillon me letrat e kohës së fundit të mbretërisë.

Midhat Frashëri mbeti gjithmonë një evropian i madh i një vendi të vogël. Vizionar në idetë e tij. Një ruajtës i gjuhës shqipe. Prijës i udhës së re e të drejtë të përparimit. Dhe dha një kontribut të madh në themelimin e institucioneve të kulturës.

Letrat dhe telegramet e nxjerra me durim nga arkivi i shtetit shqiptar dhe burime të tjera janë me rëndësi për studiuesit. Diplomat, botues dhe historian, veprimtar i lëvizjes kombëtare Mid’hat Frashëri, ka qenë i ndaluar nga regjimi komunist, prandaj këto vëllime janë të një kontributi të veçantë.

Top Channel