Video/ Pamje tronditëse! Vrasja e oficerit të policisë në Kanada, momenti kur autori hap zjarr ndaj tij Në Gjermani, shumë spitale të vogla rrezikojnë ekzistencën, por ka edhe klinika të mëdha që përballen me vështirësi të shumta financiare.
Në protokollin e një takimi të brendshëm në Klinikën Universitare Regensburg, UKR situata financiare e spitalit përshkruhet si para falimentimit dhe është vetëm garancia e partnerit, landit federal bavarez që e shpëton atë nga falimentimi. “Për shkak të…deficiteve shqetësuese të mbledhura në planin aktual ekonomik 2024-2028 nevojitet të veprohet me urgjencë.” Deficiti i parashikuar për vitin 2024 shkon në m shumë se 45 milionë euro, thotë DW.
Edhe pse ky është skenari më i keq i mundshëm i paraqitur nga drejtuesit e saj, të cilat e kanë dhe një skenar më realist me humbje më të vogla, ata theksojnë se do të nevojiten kursime të mëdha për të shmangur më të keqen. Shembulli i klinikës universitare të Regensburgut tregon, se edhe klinikat që kanë pasur gjendje të mirë financiare janë vendosur nën presion aktualisht. Sipas Andreas Kestler, drejtor ekzekutiv i një spitali në Regensburg, “Barmherzige Brüder” po bëhet gjithnjë e më e vështirë arritja e një bilanci të ekuilibruar financiar se në vitet e kaluara.
Shpenzimet për spitalet janë shtuar shumë për shkak të rritjes së çmimeve dhe kostove të personelit. Ndërsa kompensimi për shërbimet nuk është rritur me të njëjtin ritëm, e hendeku po thellohet gjithnjë e më shumë. Një pikë tjetër e kritikave mbetet burokracia e madhe në spitalet gjermane, që e rëndon edhe më tej gjendjen e tyre.
Top Channel