Punimet për Unazën Lindore të Tiranës, ARRSH: Nga 27 marsi, do të devijohet trafiku në këtë segment rrugor

25/03/2024 17:09

Duke nisur nga 27 marsi, do të ketë devijim të trafikut në rrugën që lidh Unazën Lindore me rrethrrotullimin e TEG-ut.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka bërë me dije se për shkak të punimeve që po kryhen, do të bëhet devijimi i trafikut në rrugën që vjen nga Sauku për në rrethrrotullimin e TEG-ut, duke kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke filluar nga data 27.03.2024 do të kryejë punimet në rrugën qe lidh Unazën Lindore me rrethrrotullimin e TEG ku do të bëjë devijimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të trafikut, për të realizuar rampën lidhëse Unaza Lindore në drejtim të Tiranës.

Pas përfundimit të rampës lidhëse, rruga që vjen nga Sauku për në nyjen TEG (rruga që kalon te Mai Tai Resort) mbyllet, duke shërbyer vetëm për bizneset e zonës.

Menaxhimi i trafikut do kryhet sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut. Kontraktori i punimeve në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.
Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë devijim”
– njofton ARRSH.

Top Channel