Indianët dhe Nepali celebrojnë ‘Holi’, festivalin pranveror hindu të ngjyrave (fotot)

25/03/2024 19:25

Miliona indianë dhe besimtarë hindu në Nepal festonin sot festivalin tradicional Holi.

I njohur si festivali i ngjyrave, celebrimi shënon fundin e dimrit dhe ardhjen e pranverës, ndërsa mbahet në ditën e fundit të hënës së plotë të kalendarit hindu Falgun.

Celebrimet kryesisht përfshijnë familjet e miqtë që përhapin pluhurin e ngjyrosur në trupin e fytyrës së njëri-tjetrit, shoqëruar me këngë e valle në festa private ose publike.

Prandaj ndodh shpesh që dhe të huaj të të sulmojnë me pluhur ose ujë të ngjyrosur, sipas mediave.

Origjina e festivalit është në mitologjinë hindu, teksa tregohet historia e demonit femër Holika, dhe vëllait të saj Hiranyakashipu që pretendonte se ishte zot.

Por i biri i këtij të fundit Prahlada refuzonte ta adhuronte si një ‘zot’ dhe motra Holika tentonte të vdiste Prahlada duke e thirrur pranë një pirgu me dru për ta djegur. Mrekullisht Prahlada mbijeton dhe në vend të tij Holika digjet për vdekje.

Për këtë arsye festivali celebrohet si një triumf i të mirës ndaj të keqes dhe në ditën e Holi, besimtarët hindu ndezin zjarre që simbolizojnë djegien e  Holika.

Në një fshat në rajonin indian Gujarat, një zjarr gjigant që dogji 200 ton dru u ndez të dielën.

Festivali u celebrua gjithashtu në Nepal, që ka një popullatë të madhe hindu, si dhe në qytete të ndryshëm të botës me prezencë të popullsive aziatike hindu, përfshi dhe  New York.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA