Falkoj e shqiponja lëshohen në Barcelonë për të larguar tufat e pëllumbave (fotot)

25/03/2024 17:37

Projekti në testim kërkon të largojë tufat e mëdha të pëllumbave nga parqet e Barcelonës që kanë nisur të kthehen në një shqetësim për qytetin turistik.

“Arma” e re që Barcelona po përdor për të mbajtur nën kontroll popullatën e pëllumbave të egër janë shqiponjat Harris dhe falkojtë vendas.

Si pjesë e projektit grupe prej tre ose katër zogjsh predatorë kanë nisur të patrullojnë rrotull zonës së stadiumit Camp Nou, prej mëngjesit deri pasdite, teksa pëllumbat kanë ngritur foletë e tyre në ndërtesat e zyrave dhe ato rezidenciale, duke bërë që banorët të ankohen.

“Predatorët mund të vrasin ndonjë pëllumb por nuk është kjo idea e projektit. Një pëllumbi vdekur nuk mëson”, tha Albert Tomás, zëdhënësi i kompanisë së ngarkuar me punën.

Ai shton se vetëm pamja e shqiponjave në fluturim i trazon pëllumbat dhe u tregon se është koha për t’u larguar.

Skena e re vjen pas disa përpjekjeve të dështuara të bashkisë për të kontrolluar popullatën prej rreth 80 000 pëllumbash, pasi fillimisht kishin hedhur kontraceptivë në ushqimin e tyre.

Në disa zona si Plaça de Catalunya në qendër, përqendrimi i pëllumabve është dy herë më i madh se numri rekomanduar.

Në 2017 qyteti kishte përdorur me sukses zogjtë predatorë për të larguar pëllumbat që kishin dëmtuar çatinë e pallatit të koncerteve Palau Sant Jordi.

Carmen Maté, zyrtari kafshëve të qytetit tha se nëse ka sukses skema mund të zgjerohet në zona të tjera. Shumë aeroporte në Spanjë përdorim zogj predatorë për të shmangur përplasjen e tufave të shpendëve me mjetet ajrore, që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme për kompanitë.

Aeroporti Barcelonës raportohet se ka një skuadër prej 80 falkojsh, ndërsa aerorpoti Barajas në Madrid, mban rreth 70 falkonj ‘peregrin’./TheGuardian/

FOTO GALERI
1/3
Si pjesë e projektit grupe prej tre ose katër zogjsh predatorë kanë nisur të patrullojnë rrotull zonës së stadiumit Camp Nou, prej mëngjesit deri pasdite

Top Channel