E rëndë në SHBA! Puma vret një 21-vjeçar dhe plagos rëndë vëllanë e tij

25/03/2024 08:21

Dy vëllezër u sulmuan të shtunën nga një pumë në ultësirën e Sierra Nevada , në veri të Kalifornisë , si pasojë e së cilës më i madhi u vra dhe i dyti u plagos rëndë.

Dy vëllezërit po kërkonin për brirë dreri në një zonë të largët pyjore pranë Georgetoën, El Dorado County, në verilindje të Sacramento.

Sipas autoriteteve 18-vjeçari u nda nga vëllai i tij gjatë sulmit dhe arriti të thërrasë për ndihmë pavarësisht se pësoi lëndime të rënda në kokë. Pak më vonë, zëvendësit e sherifit kanë pikasur pumën sipër trupit të 21-vjeçarit dhe kanë qëlluar me armë për ta trembur. Kur shkuan pranë të riut, zbuluan se ai tashmë kishte vdekur. Policia më vonë gjurmoi kafshën e egër dhe e vrau atë.

18-vjeçari iu nënshtrua operacioneve të njëpasnjëshme dhe sipas burimeve spitalore dhe nuk është në rrezik për jetën.

Pumat janë zakonisht grabitqarë të vetmuar që jetojnë në rajonet malore të shteteve perëndimore të SHBA dhe Kanadasë. Ata ushqehen kryesisht me drerë dhe brejtës, ndërsa sulmet e tyre ndaj njerëzve janë relativisht të rralla.

Sipas raporteve amerikane, ky është sulmi i parë fatal nga një pumë ndaj një personi në Kaliforni në 20 vjet. I mëparshmi u regjistrua në janar 2004, kur një çiklist u vra në një park të Orange County, në jug të Los Anxhelosit.

Top Channel