Dy burrave të ndërruar në maternitet 68 vjet më parë, i kërkohet ndjesë për gabimin që i ndryshoi jetën (fotot)

25/03/2024 16:45

Testet e ADN-së kishin treguar të vërtetën por dyshja duhet të priste shumë dekada që qeveria të pranonte gabimin shokues, që ndryshoi kursin e jetës së tyre.

Të lindur në të njëjtën ditë në spital, jetët e dy bebeve do të ndryshonin përgjithmonë kur u ndërruan, duke u dërguar me prindërit e kundërt.

Richard Beauvais e Eddy Ambrose, 68 vjeçarë të lindur në vitin 1955, u dërguan gabimisht të jetonin me prindërit biologjikë të njëri tjetrit.

Dyshja ishin ulur pranë njëri-tjetrin të premten në seancën dëgjimore të çështjes families në provincën kanadeze Manitoba, ku kryeministri Wab Kinew i kërkoi ndjesë formale për gabimin që ndryshoi jetët e tyre.

“Dua t’ju kërkoj ndjesën që duhet të kishte ardhur prej kohësh, për veprimet që kanë dëmtuar dy fëmijë, familjet e tyre në disa gjenerata”, tha Kinew në parlamentin vendor të Manitoba.

Beauvais është rritur në Sechelt, në krahinën British Columbia duke besuar gjithë jetën se ishte person me origjinë indigjene kanadeze, por në vitin 2020, ai kreu teston e ADN-së që zbuloi se ishte në fakt me origjinë hebreje, ukrainase e polake, shkruan rrjeti BBC.

Ndërsa motra e Eddy Ambrose, Evelyn Stocki kreu një test ADN-së në Manitoba, mijëra kilometra larg shtëpisë së Beauvais, dhe u shokua kur zbuloi se Beauvais ishte në fakt vëllai i saj biologjik.

Dy kanadezët nisën të kontaktonin, fillimisht në telefon.

Beauvais i dha i pari lajmin Eddy Ambrose se ata kishin lindur në një ditë në 1955 dhe diçka e gabuar kishte ndodhur.

Megjithse qeveria është përpjekur të kompensojë gabimin e bërë, avokati i dyshes Bill Gange, tha për BBC se gabimi kishte vënë dy njerëz në trajektore krejt të kundërta në jetën e tyre.

Tragjedia goditi një prej familjeve, teksa babai Beauvais që ishte në fakt babai biologjik i Ambrose, vdiq kur ai ishte tre vjeç.

Autoritetet më pas morën Beauvais nga familja e tij, sipas politikave kanadeze të viteve 1960-të për fëmijët indigjenë, duke i mbajtur ose adoptuar në komunitetet e tyre.

“Richard më tha se ndoshta nuk do të kishte mbijetuar — ishte brutale,” tha Ambrose për rrjetin New York Times në gusht 2023, duke menduar pe rate qe duhet te kishte kaluar. Jetët e tyre ishin krejt të ndryshme.

Ndërsa Ambrose u rrit i lumtur në një fermë në Manitoba, në një familje me origjinë nga Ukraina, pa e ditur prejardhjen e tij indigjene vendase, por dhe ai u adoptua pasi mbeti jetim në moshën 12 vjeçare.

Zbulimi i gabimit dhe identiteteve të tyre të vërteta ka shkaktuar një “riparim gjigant” në jetën e tyre.

Gange shpjegon se “gabimi i ka dëmtuar shumë, por ndjesa ishte një hap në drejtimin e duhur”.

“Kryeministri na th para të gjithëve ‘kjo nuk duhet t’ju kishte ndodhur dhe besoj se është një pranimi rëndësishëm”, shtoi ai për mediat.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA